Fatmir Limaj - Foto: Facebook

Limaj: Nisma - e gatshme të marrë pjesë në dialog me Serbinë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se janë të gatshëm të marrin përgjegjësi për të marrë pjesë në dialogun me Serbinë.

Limaj nga kuvendi i kësaj partie ka ftuar edhe të gjitha partitë tjera politike për të marrë pjesë në këtë dialog, ndërsa ka thënë se nuk besojnë në dialog me individ dhe se nuk pranojnë dialog që nuk ka marrë miratimin e Kuvendit.

Kreu i Nismës shtoi se nuk do të ndalen duke punuar për realizimin e të gjitha premtimeve që i kanë bërë.

Ai gjithashtu tha se do të vazhdojnë punën që sa më parë vendi të ketë ushtrinë.

Limaj tha se nga kuvendi i kaluar zgjedhur Nisma ka kaluar në dy procese zgjedhore.

Po ashtu, ai tha se do të vazhdojnë të proklamojnë një politikë që ofron dhe bashkon njerëzit.

“Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha partitë politike. Nisma do të vazhdojë partneritetin me të gjitha partitë politike”, tha Limaj.

Ndërsa, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi tha se partia pjesë e të cilit është edhe ai është parti e shpresës për kosovarët.

“Rruga e Nismës socialdemokrate është një rrugë që ngjallë optimizëm, shpresë tek qytetarët tanë. Rinisë së Kosovës i duhet perspektiva, dhe këtë perspektivë jau garanton Nisma Socialdemomrate. Kosovës i duhet të qeverisë me të një parti socialdemokrate dhe nisma është ajo që i duhet Kosovës. Nisma Socialdemokrate është një frymë që i duhet Kosovës” tha ai.

Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen kësaj partie./21Media