Zyrtari për pyje në Mitrovicë pranon fajësinë që në vend të 12 metrave dru kishte shkruar vetëm1.2 metra

Zyrtari për pyje në Mitrovicë pranon fajësinë që në vend të 12 metrave dru kishte shkruar vetëm1.2 metra

Hajriz Kajtazi i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare ka pranuar fajësinë. Kajtazi, zyrtar në Komunën e Mitrovicës për pyje, sot është ulur në bankën e atë akuzuarit për t’u ballafaquar me akuzën e Prokurorisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Hajriz Kajtazi u deklarua shkurt “e pranoj fajësinë dhe kërkoj një dënim më të butë sepse edhe 2 vite pensionohem”.

Pranimin e fajësisë nga i akuzuari Kajtazi, e mbështeti prokurori i çështjes Njazi Rexha i cili tha se pranimi i fajësisë është bërë në përputhje me provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Gjykatësi Mentor Hajraj mori vendim me të cilën e pranoi pranimin e fajësisë nga i akuzuari Kajtazi dhe dënimin për këtë vepër do ta japë nesër në ora 11:00.

Sipas aktakuzës Kajtazi në tetor të 2019 duke qenë person zyrtar në sektorin komunal të pyjeve në Mitrovicë ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim që tjetrit t’i sjelle dobi pasurore duke lëshuar fletpërcjellje për transportimin e drunjve në emër të Bajram Mehmetit.

Aktakuza thotë se në feltëpërcjelljen për transportimin e drunjve në vend të 12 metrave kub dru të llojit Ahu, ishin shënuar vetëm 1.2 metra.