Zyrtari i Komunës së Gjilanit i akuzuar për falsifikim të vërtetimeve tatimore sërish para Gjykatës

 

Bekim Korça, zyrtar i tatimit në pronë në Komunën e Gjilanit, sërish ka dalur para gjykatësit në Gjilan pasi nga Prokuroria po akuzohet se ka falsifikuar vërtetimet tatimore.

Në seancën e sotme, janë dëgjuar katër dëshmitarë̈, të propozuar nga Prokuroria.

Dëshmitarja Xhemile Krasniqi, deklaroi se të akuzuarin nuk e ka parë asnjëherë̈ dhe për herë të parë sot po e sheh në gjykatë.

“Lidhur më rastin mbetem pranë̈ deklaratës së dhënë̈ në polici. Shërbimet për regjistrimin e veturës i ka kryer një̈ kompani e sigurimeve emrin e së cilës nuk e di. Të gjitha pagesat i kam bërë me fatura, dhe kam kontaktuar me përfaqësuesen e kompanisë̈ Burbuqe Leka, dhe e njëjta nuk më ka thënë se ka pasur ndonjë problem”, tha dëshmitarja Krasniqi.

Dëshmitari tjetër Ali Xhelili, deklaroi se e posedon një veturë të cilën e regjistron në muajin janar pasi atëherë̈ i skadon afati regjistrimit.

“E kam pyetur të akuzuarin se sa është̈ shuma minimale për ta paguar tatimin në pronë në mënyrë̈ që ta marr vërtetimin e tillë dhe aj më ka thënë se duhet të paguajë 50 euro për ta marr vërtetimin. Të akuzuarit ia kam dhënë 50 euro në punëtorinë̈ afër shtëpisë̈ time, ndërsa të nesërmen kur kam shkuar për ta marr vërtetimin i akuzuari ma ka dorëzuar edhe fletëpagesën edhe vërtetimin”, tha dëshmitari Xhelili

Tutje ai shtoi se nuk i kujtohet në emër të kujt ishte lëshuar vërtetimi i tatimit në pronë por vetëm se e ka parë se ka qenë emri Ali në vërtetim.

Në fund, Dëshmitari Xhelili tha se ka qenë i mllefosur kur kishte shkuar në polici për të dhënë deklaratë, dhe pasi e kishte kryer deklaratën kishte shkuar te zyra e tatimit në pronë kishte pyetur se a është̈ paguar pagesa prej 50 euro për tatimin në pronë, mirëpo zyrtarët komunal i kishin thënë se nuk është̈ paguar.

Tutje, është̈ dëgjuar dëshmitari Rrezart Mustafa, agjent i sigurimeve, i cili deklaroi se në emër të Edmond Muratit dhe me letërnjoftimin e tij e kishte marr vërtetimin e tatimit në pronë, dhe që i njëjti e kishte pasur të paguar tatimin në pronë, andaj kishte paguar vetëm taksën komunale 10 euro.

Në fund, është̈ dëgjuar edhe dëshmitari Edmond Murati, i cili deklaroi se dokumentacionin për regjistrimin e veturës së tij ia kishte kryer agjenti i sigurimeve në një kompani, ndërsa vërtetimin e tatimit në pronë dëshmitari theksoi se nuk e kishte parë, dhe nuk është në dijeni të jetë shënuar emri i një femre gjoja se është i nënës së dëshmitarit Edmond Murati. Lidhur me tatimin në pronë, dëshmitari shtoi se nuk e din se a ka qenë i paguar.

Në mungesë të dëshmitarëve tjerë̈, seanca e sotme është ndërprerë̈ për të vazhduar me datën 17 shtator.

Sipas Prokurorisë i akuzuari Bekim Korça, në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, në vazhdimësi (nga viti 2018 e deri në vitin 2019), ka falsifikuar dokumente zyrtare-vërtetime mbi kryerjen e pjesërishme ose të plotë të obligimeve tatimore, duke futur të dhëna të pavërteta me qëllim që persona të caktuar t`i iknin pagesës së tatimit në pronë.

Sipas aktit akuzues, i akuzuari Korça në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit ka lëshuar 6 vërtetime të pavërteta në emër të personave të tjerë, me qëllim që personat të cilëve ua ka lëshuar ato vërtetime mos të paguajnë tatimin në pronë dhe të njëjtat vendime i ka nënshkruar me qëllim të përdorimit të tyre si të vërtetë.

Kallxo.com ka raportuar edhe më parë për këtë rast – LINK