Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon që vendimi për dënimin e Gucatit dhe Haradinajt të mbetet në fuqi

Në Dhomat e Specializuara të Hagës po vazhdon seanca e Apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Paneli i Apelit, i kryesuar nga Michele Picard, po trajton ankesat e mbrojtjes së Haradinajt e Gucatit ndaj aktgjykimit të shkallës së parë.

Seanca e sotme ka filluar me parashtrimet e Prokurorisë.

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting ka kërkuar që të mbetet në fuqi vendimi i dënimit të shqiptuar ndaj ish -krerëve të OVL-UÇK-së.

Sipas Whiting gjykata ka vërtetuar se dy të akuzuarit i kanë kryer krimet pë të cilat janë dënuar.

“Nuk ka asnjë pyetje e as pikëpyetje që të akuzuarit kanë kryer krimet për të cilat ata janë akuzuar. Ata  kanë pasur mundësi të plotë që të kundërshtojnë çështjen e paraqitur nga prokuroria. Ata janë dënuar pas një procesi gjyqësorë plotësisht të drejtë dhe dënimi i dhënë atyre ka qenë i drejtë”- ka dekalruar prokurori Whiting.

Alex Whiting më tej ka kërkuar që dënimet e shqiptuara ndaj Gucatit dhe Hardinajt të mbeten në fuqi.

“Kjo gjykatë ka realizuar një proces ligjor të drejtë plotësisht mbrojtës të së drejtave të të akuzuarve dhe të shpejtë, mbi këtë bazë të nderuar gjykatës ne ju kërkojmë të lini në fuqi dënimet e dhëna nga trupi gjykues”- u shpreh prokurori.

Aleks Uaiting, Prokuror i Specializuar në detyrë, ka arsyetuar më tej procesin që ka çuar në shpalljen e tyre fajtor.

Por pretendime e Prokurorisë u kundërshtuan nga avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees.

Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe që nga kjo kohë gjenden në paraburgim.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj 2022 u shpallën fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë.

Gucati e Haradinaj u gjetën fajtorë se mes datave 7 dhe 25 shtator 2020, shpërndanë pa autorizim informacione konfidenciale dhe jopublike në lidhje me hetimet e Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së.

Sjellja e disa dokumenteve të Gjykatës Speciale në zyret e OVL-UÇK-së nga një person ende i panjohur e më pas bërja publike e tyre në konferenca mediatike, është arsyeja e gjykimit ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Haradinaj dhe Gucati akuzoheshin se gjatë shtatorit të vitit bën 2020 bënë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.

Ata akuzohen se shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së, inkurajuan të tjerë të shpërndanin më tej informacion konfidencial dhe jopublik.

Sipas Dhomave të Specializuara të dy organizuan dhe bashkërenduan së bashku me disa të tjerë shpërndarjen e paautorizuar të informacionit konfidencial dhe jopublik dhe veprime të tjera në lidhje me të.

Madje në aktakuzë thuhet se të dy në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit të OVL-UÇK-së mbajtën konferencë për shtyp në të cilën i ekspozuan dokumentet e DSP-së mbi një tavolinë.

Sipas DSP, Gucati e Haradinaj mbajnë përgjegjësi për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Për këto akuza, Gucati dhe Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm.

Të gjitha raportimet e KALLXO lidhur me këtë rast mund t`i lexoni duke klikuar në LINK.