Foto: Kallxo.com

Zhduket vajza e mitur në Prishtinë

Dje një burrë ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.

Babai i të miturës ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion se ku mund të ketë shkuar.

Rasti ka ndodhur me 3 dhjetor në Hajvali të Prishtinës rreth orës 08:00.

“Vlen të ceket se e njëjta edhe disa herë të tjera është larguar nga shtëpia”, vijon njoftimi i PK-së.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.