Zgjidhet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale

Ish Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, është zgjedhur zyrtarisht Kryeprokuror i ri i Prokurorisë Speciale.

Isufaj mori votat e të gjithë anëtarëve të Këshillit Prokurorial.

Kundërkandidati i tij në votim për këtë pozitë ishte Prokurori Special, Haki Gecaj.

Gecaj nuk e mori asnjë votë të KPK-së, për kryeprokuror.

Blerim Isufaj kryesimin e kësaj prokurorie do ta fillojë që nga 1 janari 2020.

Para Isufajt, Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale ka qenë Reshat Millaku.

Mandati i tij është 4 vjeçar.

Blerim Isufaj (djathtas)