Prapa grilave - Ilustrim

Xhabir Zharkut i zgjatet sërish paraburgimi

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, pritet që të qëndrojë edhe për dy muaj në paraburgim. Kjo pasi gjykata ia ka caktuar edhe dy muaj paraburgim sipas kërkesës së Prokurorisë së Ferizajt.

Prokuroria e Ferizajt të premten ka paraqitur kërkesë për vazhdimin e paraburgimit ndaj Zharkut.

Gjykata e Ferizajt ka vendosur lidhur me kërkesën e prokurorisë duke i vazhduar  Xhabir Zharkut paraburgimin edhe për dy muajt e ardhshëm.

Xhabir Zharku ishte arrestuar më 14 dhjetor të vitit të kaluar në Aeroportin e Prishtinës nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare në periudha të ndryshme kohore në kohën sa ka qenë kryetar i Komunës së Kaçanikut.

Xhabir Zharku po qëndron në paraburgim nga data 15 dhjetor e vitit të kaluar.

Zharku ishte arrestuar në Aeroportin e Prishtinës në përpjekje për t’u larguar nga Kosova.

Të gjitha raportimet e KALLXO.com për Xhabir Zharkun – LINK