Arkiv - Foto: Kallxo.com

Xhabir Zharku sot pritet të dalë para Gjykatës, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Xhabir Zharku, ish kryetar i komunës se Kaçanikut, sot pritet të dal para gjykatësit në Ferizaj për t`u përballur me aktakuzën e Prokurorisë e cila atë e ngarkon me dy vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Gjykimi ndaj Zharkut pritet të nis sot me fillim nga ora 10:00, pasi i njëjti në seancen fillestare të mbajtur më 10 dhjetor të vitit të kaluar ishte deklaruar i pa fajshëm.

Kallxo.com do të raportoj edhe nga seanca ndaj Zharkut.

Sipas Prokurorisë, Xhabir Zharku në tetor të vitit 2008 dhe shkurt të vitit 2010 në Kaçanik, si person zyrtar, përkatësisht kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe shkaktimit të dëmit të Komunës së Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që ka lejuar ndërtimin e një objektit për banim kolektiv dhe lokale afariste e cila ka qenë pronë e komunës dhe të njëjtën ia ka dhënë në shfrytëzim të përhershëm kompanisë “Çlirimtari”.

Tutje ai akuzohet për shkak se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare në atë mënyrë që pas përfundimit të një çështje gjyqësore në Gjykatën e Kaçanikut kishte urdhëruar avokaten e Komunës që mos të parashtroj ankesë ndaj vendimit të Gjykatës, duke i mundësuar përfitim pasuror në atë kohë paditësit – Kompanisë “Bardhi”.

Kallxo.com ka raportuar edhe më parë për këtë rast:

Xhabir Zharku nuk deklarohet për fajësinë, kërkon provat nga Prokuroria, me theks deklaratat e dëshmitarëve