Arkiv - Xhabir Zharku

Xhabir Zharku mbetet në paraburgim edhe për dy muaj

Gjykata e Ferizajt ka marrë vendim ndaj ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, pas kërkesës për vazhdimin e paraburgimit nga ana e prokurorit Rasim Maloku.

Gjyqtari Mustaf Tahiri e ka aprovuar kërkesën duke e lënë Zharkun në paraburgim edhe për dy muaj tjerë, deri më 5 maj.

Xhabir Zharku ishte arrestuar më 14 dhjetor të vitit të kaluar në Aeroportin e Prishtinës nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare në periudha të ndryshme kohore në kohën sa ka qenë kryetar i Komunës së Kaçanikut.

Xhabir Zharku po qëndron në paraburgim nga data 15 dhjetor e vitit të kaluar

Zharku ishte arrestuar në Aeroportin e Prishtinës në përpjekje për t’u larguar nga Kosova.

Apeli vërteton vendimin për paraburgim ndaj Xhabir Zharkut