Qentë endacakë (Ilustrim)

Vushtrri, arrestohet pasi gjuajti me armë për t'i frikësuar qentë

Një person është arrestuar pasi ka shtënë dy herë në ajër me pistoletë, me qëllim të frikësimit të qenve endacakë.

Rasti ka ndodhur dje në Vushtrri në orën 16:15.

Në raportin ditor policor thuhet se pistoleta me katër fishekë është konfiskuar.

Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.