Ilustrim

Vrasje në tentativë në Gjilan

Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjilan.

Në rrugën “Zija Shemsiu”, një person i dyshuar, për shkaqe ende të panjohura është sulmuar fizikisht nga katër persona të panjohur.

Viktima ka raportuar se është goditur disa herë në shpinë, ku si pasojë ka pësuar lëndime trupore, për të cilat është dërguar në emergjencën e Gjilanit.

Pas tretmanit në spitalin e Gjilanit, viktima e këtij rasti është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë.

Në lidhje me këtë rast nuk raportohet për persona të arrestuar.