Vrasja në Shtime, vëllezërit mohojnë se e kanë kryer veprën

Vëllezërit N.N dhe A.N po e mohojnë se e kanë kryer vrasjen për të cilën po i akuzon prokuroria.

Në një dokument të siguruar nga KALLXO.com thuhet se gjatë seancën së sotme, ku u vendos masa e sigurisë për këta vëllezër, ata thanë se duhet të mbrohen në liri pasi nuk e kanë kryer veprën për të cilën akuzohen.

NN. pritet të qëndrojë një muaj në paraburgim, kurse i vëllai i tij A. N. në arrest shtëpiak.

Ky është vendimi i Gjykatës së Ferizajt për dy të dyshuarit për vrasjen e F. G. në Shtime, mëngjesin e së mërkurës.

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës disa persona dyshohet se ia kishin mësyrë shtëpisë së një mërgimtari në Shtime për grabitje, ku njëri nga ta mbeti i vdekur, ndërsa të tjerët u arratisen.

KALLXO.com ka siguruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit nga Prokuroria e Ferizajt, ndaj dy vëllezërve të dyshuar A. N. dhe N. N., të cilët dyshohen për vrasjen e viktimës, F. G.

Në kërkesën për paraburgim është përshkruar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Sipas kërkesës të cilën e ka siguruar KALLXO.com thuhet se të dyshuarit me dashje kanë privuar nga jeta të ndjerin F. G., i cili me disa persona të tjerë, të armatosur kishin shkuar në shtëpinë e të dyshuarve për të kryer grabitje.

Sipas kërkesës kur i dyshuari N. N. kishte vërejtur viktimës kishte filluar të përleshet fizikisht me të, ku është plagosur me armë zjarri në këmbën e djathë nga njëri prej tre, të cilët më pas kishin arritur të largohen nga shtëpia.

Në kërkesë thuhet se dy të pandehurit kanë ndjekur viktimën dhe të dyshuarit e tjerë deri në rrugën kryesore të fshatit Godancë, ku kanë arritur ta zënë dhe përsëri kanë filluar përleshjen me viktimën F. G..

Si pasojë e goditjeve nga të dyshuarit, F. G., i cili është djali i një zyrtar policor ka mbetur i vdekur.

Vrasje në Shtime