Prapa grilave - Ilustrim

Vrasja në Sapniq të Rahovecit, Gjykata vendos për të dyshuarin

 

Gjykata e Gjakovës e ka dërguar në paraburgim J. G., i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij në fshatin Spaniq të Komunës së Rahovecit.

Sipas vendimit të Gjykatës, J. G. do të qëndroj nën masën e paraburgimit për 30 ditë pasi dyshohet për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

J. G. dyshohet se dy ditë më parë në shtëpinë e tij me dashje e ka vrarë vëllain e tij H. G. dhe ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve A. G. dhe A. G.

Gjykata e ka vlerësuar paraburgimin si masën e vetme për sigurimin e rrjedhës së procedurës penale më që rast e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë.

Dy ditë më parë KALLXO.com raportoj për vrasjen në fshatin Spaniq të Rahovecit.

Vrasje në Rahovec