Vrasja në Gradicë të Drenasit, Gjykata merr këtë vendim për dy të dyshuarit

Dy të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen ën fshatin Gradicë të Drenasit pritet të qëndrojnë një muaj në paraburgim.

Kjo pasi Gjykata e Prishtinës ka njoftuar se u është caktuar masa e paraburgimit të pandehurve Xh. B.  dhe A. B, të cilët nga Prokuroria dyshohen se kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe ndihma për kryerjen e vrasjes së rëndë.

Rasti sipas Prokurorisë dyshohet se ka ndodhur pasi që i dyshuari XH. B. ka dëgjuar zhurmën e një motor-sharre duke prerë dru, kështu ka marrë djalin e tij A. B. dhe një pushkë gjuetie dhe me veturë kanë shkuar në vendngjarje ku me pushkën në fjalë ka privuar nga jeta viktimën A. M. – 15 vjeçar, ndërsa ka lënë rëndë të plagosur të dëmtuarin B. M., babin e tani të ndjerit, i cili tani është në gjendje kome në QKUK.

Flasin familjarët e të miturit i cili u vra mbrëmë në Gradicë të Drenasit

Kjo është arma me të cilën dyshohet se u krye vrasja e plagosja në Drenas – FOTO