Seanca për vrasjen e Besart Hasanit

Vrasja në Ferizaj, tensione mes familjarëve dhe të akuzuarve në gjykatë

Albert, Artan ,Fadil dhe Argjend Ramadani si dhe Driton Krasniqi dolën sot para gjykatës si të akuzuar në rastin e  vrasjes së Besart Hasanit.

Vrasja kishte ndodhur vitin e kaluar në Ferizaj.

Të akuzuarit Artan Ramandani Fadil Ramadani dhe Argjend Ramadani para fillimit të seancës  janë fjalosur në mes vete me familjarët e të dëmtuarit.

Një situatë e tillë ka fillur kur i akuzuari Artan Ramadani ka bërtitur duke iu drejtuar dikujt nga familjarët e të dëmtuarit dhe duke i thëë‘’nuk mund të duroj më gjatë’’ policit i cili gjendej në sallë.

Reagimi i menjëhershëm ka qenë i nënës së tani të ndjerit Besart Hasani e cila u largua nga salla së bashku me vëllaun e të ndjerit dhe e cila tha se ‘’nuk kemi çka me qëndru më gjatë në këtë gjykatë’’

Familjarët e viktimës Besart Hasani e bojkotuan seancën duke u larguar ende pa filluar shqyrtimi gjyqësor,

Në seancë megjithatë qëndroi avokati i palës së dëmtuar, Ramiz Krasniqi i cili gjithashtu paralajmëroi të akuzuarit se do të ushtrojë kallëzim penal në polici për kanosjen e cila sipas tij iu bë vëllaut të viktimës gjatë fjalosjes.

Kryetari i trupit gjykues Mustafë Tahiri dhe antarët e trupit gjykues Fitore Daci dhe Mirlinda Rexhepi vendosen që seanca të vazhdoj edhe pa familjarët e të ndjerit. Krejt kjo kishte ndodhur para se trupi gjykues te futet në sallë.

Albert  Ramadani akuzohet nga Prokuroria e Ferizajt se në shkurt të vitit 2018 me dashje dhe në mënyrë mizore e ka vrarë të dëmtuarin tani të ndjerin Besart Hasani për një mosmarrëveshje rreth një veture BMË X5 në vlerë 60 mijë euro të cilën veturë e kishte marrë Driton Krasniqi nga familja Ramadani me premtimin se do ta paguajë dhe të cilën nuk e ka paguar ,ndersa i ndjeri Besart Hasani ka qenë ndërmjetsues ,

Ndersa Artan,Argjend dhe Fadil Ramadani akuzohen nga prokuroria për pjesmarrje në rrahje,

Driton Krasniqi akuzohet për mashtrim.