Shpallja e aktgjykimit për vrasjen në "Bon Vivant"

Vrasja në ‘Bon Vivant’, Gjykata jep vendimin për dy të akuzuarit

Gjykata e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin për vrasjen e rojës së lokalit “Bon Vivant”, ku akuzohen Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi.

Gërdovci, në rigjykim është dënuar me 18 vite burgim për vrasje dhe 1500 euro gjobë për armëmbajte pa leje, ndërsa Sherif Krasniqi për vrasje në bashkëkryerje është dënuar me 6 vite burgim.

Ndryshe në gjykimin e kaluar ku Gërdovci ishte dënuar me  21 vite e 8 muaj burgim, kësaj radhe Gjykatë ka ulur dënimin ndaj tij, kurse për të akuzuarin Krasniqi, i cili ishte dënuar me 4 vjet e 3 muaj, Gjykata ka rritur dënimin.

Sipas aktakuzës së ngritur me korrik të vitit 2015, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale, vrasje të rëndë, dhe armëmbajtje pa leje.

Në lokalin “Bon Vivant” më 13 tetor 2014 ishte vrarë Rrahman Uka, roje në atë lokal.

Nga shkalla e parë e gjykimit, të pandehurit Gërdovci dhe Krasniqi ishin shpallur fajtorë për vrasjen e Ukës.

Gjykata Gërdovcin e kishte dënuar me 21 vjet e 8 muaj burgim, ndërsa Krasniqi ishte dënuar nën cilësimin e veprës penale nga vrasje në pjesëmarrje në rrahje në kohëzgjatje prej 4 vjet e 3 muaj.

Të pandehurit Masar Gërdovci, gjykata i kishte shqiptuar dënim unik me kohëzgjatje prej 21 vjet e 8 muajve si dhe dënimin plotësues konfiskimi i armës e mbajtur në mënyrë të paautorizuar si mjet i kryerjes së veprës penale.

Ndërsa ndaj të pandehurit Krasniqi, gjykata kishte bërë ricilësimin e veprës penale nga vrasja e rëndë në pjesëmarrje në rrahje, për çka është shpallur fajtor dhe është dënuar me 4 vjet e 3 muaj burgim.

Kurse për veprën penale të armëmbajtjes pa leje ishte liruar nga akuza

Por ky rast është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Deputeti Uran Ismaili thotë në gjykatë se nuk ka qenë dëshmitar okular kur u vra roja e lokalit “Bon Vivant”