Prokuroria e Gjilanit

Vrasja me thikë në Gjilan, Prokuroria ngrit aktakuzë për vrasje të rëndë

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B. Z., për shkak të veprës penale vrasja e rëndë.

Tani i akuzuari, sipas Prokurorisë, me kërkesë të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 24 qershor 2021.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B. Z., më 24 Qershor 2021, rreth orës 13:10 minuta, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin I. C., në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje verbale, i njëjti e ka goditur me thikë, ku për shkak të plagëve të marra i ndjeri nuk ka mbijetuar dhe rrugës për në Spitalin Regjional të Gjilanit ka ndërruar jetë.

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast:

Vrasja me thikë në Gjilan, Gjykata vendos masën e sigurisë ndaj të pandehurit