Foto: Kallxo.com

Vrasja e taksistit në Skenderaj: I akuzuari pranon fajësinë

Halil Fejza, i akuzuar se ka vrarë veteranin e UÇK-së, Ilir Zeqiri në prill të këtij viti në Skenderaj ka pranuar se ka kryer këtë vepër në një seancë të mbajtur në gjykatën e Mitrovicës.

Seanca gjyqësore ndaj dy të pandehurve në këtë rast, Halil Fejza dhe Korab Imeri, ishte mbajtur me 22 nëntor në gjykatën e Mitrovicës, raporton KALLXO.com.

Pas leximit të akuzës nga prokurori Njazi Rexha, i pandehuri Halil Fejza ka deklaruar se ndihet fajtor, ndërsa Korab Imeri është deklaruar i pafajshëm.

Fejza akuzohet për vrasje rëndë, ndërsa Imeri për dhënien e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale.

Tashmë i vrari Ilir Zeqiri kishte qenë dëshmitar në rastin e vrasjese së policit Valon Goxhuli në Skenderaj, por vrasja e tij, sipas prokurorisë, ka ndodhur për shkak të një borxhi prej 9 mijë euro.

E gjithë ngjarja, sipas prokurorisë së Mitrovicës, ka ndodhur në prill të këtij viti në fshatin Prekaz i Epërm komunës së Skenderajt me qëllim të fitimit të dobisë pasurore, ku i pandehuri Fejza, siç thuhet në aktakuzë, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin, Ilir Zeqiri.

Sipas akuzës, pasi Halil Fejza i kishte Ilir Zeqirit 9 mijë euro borxh, ditën kritike e kishte thirrë viktimën në telefon përmes messengerit që ta dërgojë me automjet deri në fshatin Prekaz, për nevojat e tij personale.

Ilir Zeqiri punonte si taksist në Skenderaj.

Vrasja e veteranit, i dyshuari Halil Fejza: E vrava se më kërkoi 20 mijë euro për 9 mijë borxh

Fejza dhe Zeqiri ishin takuar të xhamia në Skenderaj dhe kishin vazhduar rrugën për në fshatin Prekaz, ndërsa me të mberritur të lagja “Nezaj” në rrugicën ku më parë kishte fshehur pushkën automatike, kishte kërkuar nga viktima që t’ia ndalë automjetin kinse për të kryer nevojën fiziologjike.

Aktakuza thotë se Fejza kishte dalë nga automjeti, kishte marrë pushkën automatike dhe kishte shtënë në viktimën duke e goditur në kokë, me ç’rast i kishte shkaktuar dëmtime si pasojë e të cilave Zeqiri kishte vdekur.

Me këtë, Fejza akuzohet se e kishte kryer veprën vrasje e rëndë.

Ndërsa për shkak të posedimit të armës, Fejza akuzohet  për kryerje të veprëv penale të armëbajtjes pa leje.

Në këtë rasti i akuzuar është edhe Korab Imeri, i cili sipas prokurorisë akuzohet për dy vepra: atë të armëmbajtjes pa leje dhe dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes se veprës penale.

Vrasja e veteranit të UÇK-së, Fjalët e para të të dyshuarit “Unë hyna një gjak borxh”

Me rastin e deklarimit për fajësinë i pandehuri Halil Fejza e ka pranuar fajësinë, kurse kundërshtime për këtë patën prokurori i rastit Njazi Rexha dhe përfaqësuesi i familjes së tashmë të ndjerit Ilir Zeqiri, avokati Haxhi Millaku.

Pas kësaj, pranimi i akuzës nga Fejza, ishte refuzuar nga gjykata me arsyetimin se nuk ishin plotësuar kushtet për pranimin e fajësië.

Kurse në momentin kur gjykatësi Tomislav Petroviq po i njoftonte palët se në afat prej 30 ditëve mund të paraqesin kundërshtimet lidhur me aktkauzën, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Shefqet Ibrahimi ka thënë se nuk e dinte se sipas tij cila dispozitë ligjore i jepte të drejtën atij që të paraqesë kundërshtime lidhur me një aktkauzë për të cilën i mbrojturi i tij e kishte pranuar në tërësi fajin.

Meqenëse prokurori Rexha tha se nuk ishte e obliguar që patjetër të paraqiten kundërshtime dhe se këtë nuk e percaktonte asnjë dispozitë ligjore, avokati Ibrahim iu drejtuar se “ku e gjen prokurori dispozitën ligjore që të kundërshtojë pranimin e fajësisë, derisa i akuzuari e pranon në tërësi atë çfarë shkruan në aktakuzë “.

Halil Fejza edhe Korab Imeri të dyshuarit për vrasjen e Ilir Zeqirit në Skenderaj

Pas kësaj gjykata ka bërë një pushim prej 10 minutash.

Ndërsa pas kthimit në seancë, ishte tërhequr aktvendimi i mëparshëm për mos pranim të fajësisë nga i akuzuari Halil Fezja.

Më pas gjykata ka sjellë një aktvendim të ri me anë të të cilit aprovoi pranimin i fajësisë nga Fejza, ndërsa kishte mbetur në fuqi akuza ndaj të akuzuarit tjerër Korab Imeri i cili ishte deklaruar i pafajshëm.

Gjykata e ka caktuar ditën e sotme për shpallje të aktgjykimit për këtë vrasje.

Kurse përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Haxhi Millaku ka kërkuar që të përjashtohet gjykatësi, prokurori dhe gjykata ndërsa arsyet, siç ka thënë ai, do t’i dorëzojë siç parasheh ligji, brenda 24 orëve.

“Nuk kam asgjë personale në raport me ju por gjithnjë duke mbrojtur interesin e palës së dëmtuar sepse ndikimi ndaj gjykatës dhe prokurorisë është i formave të ndryshme në këtë zonë”, tha Millaku.