Vrasja e pesë anëtarëve të familjes Bllaca, rrëfehet para Gjykatës kulegu i të akuzuarit

Xhavit Azizi, punonjës i Policisë së Kosovës (staf civil), i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare ka dalur sërish para gjykatësit në Gjilan për t’u përballur me akuzën e Prokurorisë.

Ai po akuzohet se si përgjegjës për ruajtjen e armëve në Stacionin Policor në Gjilan, e kishte lejuar të ketë qasje në sirtarë Valdete Bllacën, e cila pastaj me armë zyrtare i kishte vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe në fund edhe veten.

Tutje, në cilësinë e dëshmitarit u dëgjua dëshmitari Abedin Kadriu, zyrtar policor në stacionin policor në Gjilan. Ai ka thënë se mbetet pranë deklaratave të dhëna në polici dhe prokurori.

Tha gjithashtu se kur ka ndodhur rasti ka qenë zyrtar i analizave të ineligjencës në Gjilan dhe se ditën kritike ka qenë në punë, aty para zyres tha se i ka vërejtur shumicën e eprorëve të stacionit. Tutja tha se zyrja kishte qenë e mbyllur ashtu që i kanë thënë mos e hap zyrën se nuk ke të drejtë, aty mora edhe vesh se çka kishte ndodhur.

“Zyrën në atë kohë e kam pasur në katin e tretë anën e djathtë në fund, përballë e kam pasur zyrën e komunitetit. Unë në zyre kam qenë i caktuar vetëm, mirëpo në zyrën time ka qenë edhe një kaset e metalt e ndarë në disa pjesë, secila me çelës të vetin, po ashtu në atë kaset nuk kam menagjuar, për atë kaset ka qenë i ngarkuar Xhavit Azizi”, tha dëshmitari.

Tutje tha se qelsat e zyres i ka pasur Komandanti i stacionit dhe shefi i personelit, para se me ndodh rasti ai ka qenë në pushim mjekësor, një javë pas ardhjes në punë e kam vërejtur se dera ka qenë e hapur, mirëpo nuk e di se a e ka harruar hapur apo ka qenë dikush tjetër nuk e di. Po ashtu tha se nuk e ka vërejtur nëse ka pasur ndonjë gërvishtje.

“Zakonisiht kur kanë shkuar zyrtarët policor në pushime kanë pasur për detyrë që armët të i dorëzojnë në stacion, po ashtu kjo ka vlejtur edhe për zyrtarët policor që e kanë pasur të ndaluar që të i bartin armët. Mua nuk më kujtohet se tani e ndjera kur e ka dorëzuar armën”, tha tutje dëshmitari Kadriu.

Në fund shtoj se para se me ndodh rasti Vladeten e ka njoftur dhe ka punuar me rroba civile, mirëpo nuk ka pasur njohuri që ajo ka probleme psiqike, ngase e njëjta ka qenë edhe e dobët me shëndet dhe se ka menduar që ka ndonjë sëmundje tjetër kronike.

“Unë nuk kam vrejtuar ndonjë sjellje jo të rregullt të saj. Asnjëherë nuk e kam vërejtur që zyrja e Xhavitit ka qenë e hapur pa persoona brenda”, përfundoj dëshminë e tij Abedin Kadriu.

Në munges të dëshmitarit Alban Ramushi, seanca e sotme do të vazhdohet më 24 nëntor.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari Azizi, si person zyrtar në Stacionin Policor në Gjilan, në cilësinë e përgjegjësit për ruajtjen e armëve të zyrtarëve policor, ka mbajtur çelësin e sirtarit metalik ku janë mbajtur armët e policëve.

Sipas Prokurorisë po në atë sirtarë është mbajtur edhe arma e ish zyrtares Policore Valdete Bllaca (armë e cila të ndjerës për arsye shëndetësore-psikike i ishte konfiskuar), ashtu që i akuzuari nuk i ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe tani të ndjerës Valdete Bllaca ju ka mundësuar që t’i kopjoj çelësat e zyrës dhe sirtarit metalik dhe nga aty e ka marrë armën e saj zyrtare me të cilën vitin e kaluar i kishte vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe në fund edhe veten.

Kallxo.com ka raportuar edhe më parë për këtë rast:

Vrasja e pesë anëtarëve të familjes Bllaca, zv/komandanti i Policisë në Gjilan rrëfehet para Gjykatës