Vrasja e Naim Hajrizit, të akuzuarit me pranga u sollën në gjykatë

Gëzim Retkoceri dhe Osman Spahiu u sollën të prangosur në sallën ku do të  mbahet gjykimi për rastin e vrasjes së Naim Hajrizit.

 

Gjykimi maratonik prej 10 vitesh pritet të përfundojë sot.

Prokuroria akuzon Gëzim Retkocerin dhe Osman Spahiun se me 29 prill të vitit 2009, kanë rrëmbyer Naim Hajrizin dhe duke e goditur me mjete të forta e kanë mbytur.

Gjykata e Prishtinës në korrik të vitit 2015, 6 vite nga vrasja e tani viktimës Hajrizi kishte dënuar Retkocerin dhe Spahiun me nga 30 vjet burgim.

Sipas Apelit, aktgjykimi i shkallës së parë përbente shkelje të dispozitave procedurale dhe dispozitivi i tij nuk ishte në përputhje me kodin e procedurës penale.

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me këtë rast, të gjitha lajmet mund t`i gjeni këtu – LINK