Arkiv - Seanca ndaj Nuhi Mavroqanit, i akuzuar për vrasjen e gruas FOTO-Fitim Limani/KALLXO.com

Vrasja e gruas me shufër metalike, Apeli vërteton dënimin prej 25 vitesh burgim

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 25 vitesh burgim në rastin ku Nuhi Mavrovqani ishte dënuar për vrasjen e gruas.

Në këtë mënyrë, shkalla e dytë e ka refuzuar si të pabazuar ankesën  e mbrojtësit të të akuzuarit duke vërtetuar dënimin e shkallës së parë.

Mavroqanit, më  5 tetor të vitit të kaluar, gjykata  i kishte shqiptuar 25 vite  burgim pasi i njëjti u gjet fajtor se me shufër metalike e kishte goditur gruan e tij dhe nga plagët e marra e ndjera kishte ndërruar jetë.

(VIDEO) Dënohet me 25 vjet burg Nuhi Mavrovqani që vrau gruan me shufër të hekurit

 

Ky vendimi, ndaj të akuzuarit i ishte kumtuar nga gjykatësi Sabedin Mushica.

Ndaj Mavroqanit dënimi prej 25 vitesh burgim ishte dënimi i dytë, pasi fillimisht, më 4 dhjetor të vitit 2020, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Burg të përjetshëm kamenicasit që e vrau gruan e tij me shufër të hekurit

 

Mirëpo, në prill të vitit 2020, Gjykata e Apelit e kishte anuluar dënimin me burgim të përjetshëm kundër të akuzuarit Nuhi Mavrovqani duke e kthyer çështjen në rigjykim.

Kujtojmë se,  Mavrovqani në të gjitha seancat gjyqësore e kishte pranuar fajësinë për vrasjen e gruas së tij, por gjithnjë duke pretenduar se atë e kishte kryer pa qëllim.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i akuzuari i kishte shkaktuar bashkëshortes plagë të hapura vdekjeprurëse dhe thyerje të kockave në anën e majtë të kokës.

Sipas Prokurorisë, Nuhi Mavrovqani veprën penale e kishte kryer duke e goditur bashkëshorten me shufër metalike fillimisht në anën e majtë të kokës, duke e rrëzuar në tokë, ndërsa kishte vazhduar ta godiste në kokë e në pjesë të tjera të trupit, po ashtu me shufër metalike.

KALLXO.com ka raportuar që nga fillimi i gjykimit të Nuhi Mavrovqanit – LINK