Vrasja e Albert Krasniqit, edhe dy muaj paraburgim për babanë e dyshuar

Gjykata ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin të dyshuarit për vrasjen e djalit të tij. Lajmin për KALLXO.com e ka konformuar Ramiz Krasniqi, avokati i S. K., i dyshuar për vrasjen e djalit të tij Albert Krasniqi.

Kujtojmë se vrasja kishte ndodhur më 27 janar 2021 në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë. Dyshimet e para ishin se babai kishte vrarë djalin e tij.

Më 28 janar, avokati i S. K., i dyshuar për vrasjen e djalit Albert Krasniqi, kishte thënë për KALLXO.com se i mbrojturi i tij i ka deklaruar se vrasja ka qenë aksidentale.

“I mbrojturi im S. K., më ka thënë se vrasja ka qenë aksidentale, pastaj ai nuk ka mundur të flasë pasi që është në terapi, është në gjendje të keqe shëndetësore”, kishte thënë avokati Krasniqi për KALLXO.

KALLXO.com ka raportuar për këtë vrasje, ku sipas Prokurorisë, dyshohet se i ati ka vrarë të birin e tij Albert Krasniqi.

 

 

 

 

Fjalët e para të babait të  Albert Krasniqit