Vrasja e 35-vjeçares në oborrin e QKUK-së, viktima ishte nën urdhër mbrojtjeje

Gruaja që u vra sonte në oborrin e QKUK-së ishte nën trajtim të autoriteteve pasi në këtë rast ishte lëshuar një urdhër për mbrojtje.

Urdhri duhej respektuar nga i dyshuari për vrasjen e saj, pra burri i saj.

Sipas burimeve të KALLXO.com viktima ka qenë në trajtim nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave në regjionin e Ferizajt.

Urdhri mbrojtës ka qenë në fuqi në momentin e vrasjes së viktimës.

Urdhri për mbrojtje është urdhër që lëshohet nga gjykata. Pra, gjykata parasheh masa mbrojtëse për viktimën. Ndër të tjera, urdhri ia ndalon të dyshuarit t’i afrohet viktimës.

KALLXO.com ka raportuar për këtë rast tragjik që ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 para Klinikës së Gjinekologjisë, në QKUK, në Prishtinës.

Policia: Viktima në oborrin e QKUK-së është një grua rreth 35-vjeçare