Ilustrim

Viti, arrestohen dy të dyshuar për posedim droge

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar pasi te të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar drogë e llojeve të ndryshme.

Sipas raportit të policisë në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 9 gramë heroinë, 6.9 gramë marihuanë, një peshore elektronike dhe 240 qese të vogla (minigripa).

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.