Myrvete Hasani - Lushtaku - shpallja e vendimit të Gjykatës ndaj saj - 04.12.2019

(VIDEO) U dënua me gjobë, gruaja e Sami Lushtakut largohet e buzëqeshur nga seanca

Myrvete Hasani, gruaja e Sami Lushtakut është dënuar me gjashtë muaj burgim nga Gjykata e Prishtinës për rastin e njohur “Arratisja e Sami Lushtakut nga QKUK-ja”.

Gjykata e Prishtinës dënoi gruan e Sami Lushtakut, Myrvete Hasanin me 6 muaj burgim i cili me pëlqimin e të akuzuarës zëvendësohet me 3500 euro.

Pas marrjes së këtij gjykimi, Hasani u duk e kënaqur dhe bashkë me bashkëshortin doli e buzëqeshur nga seanca.

Në seancën e fundit Hasani- Lushtaku ishte ulur në bankën e të akuzuarve përkrah burrit të saj Sami Lushtaku, i akuzuar për arratisjen nga QKUK-ja gjatë kohës sa po gjykohej për krime lufte.

Myrvete Hasani- Lushtaku, gruaja e Lushtakut ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë, në gjykimin e njohur në publik si ‘Arratisja e Sami Lushtakut nga QKUK-ja”.

Myrvete Hasani- Lushtaku akuzohej për veprën penale lehtësim i personave të privuar nga liria.

E akuzuara  Myrvete Hasani- Lushtaku është njoftuar me të gjitha benificionet dhe pasojat e lidhjes së kësaj marrëveshje deklaroi prokurorja speciale Florije Shamolli.

Ndërsa avokati Visar Rrecaj mbrojtës i të akuzuarës deklaroi se marrëveshja e tillë është nënshkruar pas konsultimit të mjaftueshëm me të mbrojturën e tij, pasi janë pajtuar me dënimin e propozuar nga prokuroria dhe i njëjti të zëvendësohet me dënim me gjobë.

 

 

Gruaja e Sami Lushtakut negocion pranimin e fajësisë për lehtësim të arratisjes së burrit nga QKUK

Gruaja e Sami Lushtakut negocion pranimin e fajësisë për lehtësim të arratisjes së burrit nga QKUK

.