VIDEO- Kamerat e fshehta kapin rrjetin e bastoreve në Viti

Një skemë e dyshuar e kazinove dhe basteve në qytetin e Vitisë është kapur nga organet e rendit.

 

“Drejtësia në Kosovë” sonte shfaq pamjet ekskluzive të kapjes së këtij rrjeti nga Prokuroria.

Sonte mund të ndiqni pamjet nga kamerat e fshehta të lojëtarëve.

Ndiqni edhe pamjet e arrestimit të personave të përfshirë në organizimin e këtyre lojërave që në Kosovë janë ilegale që nga maji.

Drejtësia në Kosovë transmetohet këtë të premte nga ora 22:20  në RTK dhe live në KALLXO.com. Repriza shfaqet të hënën në mesditë.