VIDEO: Gjuajtje me armë në Vushtrri, një i arrestuar

Një person është arrestuar nga Policia në Vushtrri pas një incidenti gjatë të cilit ka pasur shkrehje armësh.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Abdylaziz Hoxha, shef i hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.

Hoxha ka thënë se në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur një gëzhojë dhe ka konfiskuar një armë, ndërsa është arrestuar personi i dyshuar.

Nuk dihet motivi i incidentit që ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “Galip Badivuku”, afër çerdhes së fëmijëve në qytetin e Vushtrrisë.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com këto pamje nga vendi i ngjarjes.