VIDEO: Disa të plagosur në lagjen Mati 1 në Prishtinë

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot pasdite në Prishtinë në lagjen Mati 1. Gazetari i KALLXO.com raporton se ka parë persona të plagosur në rrugë e po ashtu disa persona të lënduar.
Kalimtarë të rastit kanë sqaruar se ka pasur të shtëna me kallashnikov ndërsa motivet e ngjarjes ende nuk dihen.
Policia e Kosovës janë në vendin e ngjarjes.
KALLXO.com do të raportojë në vazhdimësi nga vendi i ngjarjes.