VIDEO - Babai i të akuzuarit Gogaj - mediave: K`ta jon ra na kanë pru dej qetu

Të pakënaqur me prezencën e mediave në sallë të gjykimit, babai i Shaban Gogaj, Halit Gogaj, dhe i akuzuari Isuf Cacaj, kërkuan që kamerat e KALLXO në seancë mos të fokusohen nga ana e tyre.

“Gjyqtare qet kamerë mos me na kthy knej, edhe nëse e qet në televizion qashtu nuk është në rregull”, tha babai i të akuzuarit Gogaj.

Gjyqtarja duke ju drejtuar mediave tha se në seancë lejohet incizimi i seancës por jo edhe drejtimi i tyre nga pala e akuzuar dhe familjarët e tij.

“Ju jeni këtu për me incizu seancën dhe këtë që po ndodh këtu në seancë po besoj që nuk keni nevojë me ja fokusu askujt kamerën, sepse dikush nuk do me dal”, tha gjyqtarja duke ju drejtuar mediave prezentë në gjykatore.

I akuzuari Isuf Cacaj në anën tjetër tha se kjo është duke ndodhur vazhdimisht në seancë.

“Kjo ka ndodh disa herë para se me ardh trupi gjykues qetu para fytyrës i kemi pas kamerat, ti në rregull je gjyqtare por këta nuk janë në rregull”, tha Cacaj.

“Këta jon ra na kanë pru dej qetu ku jemi sot”,  tha për fund babai i të akuzuarit.

Gjyqtarja Violeta Husaj-Rugova tha që kjo të jetë vërejtje për çdo seancë mos të fokusohen palët dhe familjarët.

KALLXO.com ka raportuar sot në vazhdimësi për këtë proces gjyqësor.

Gjykimi ndaj Shaban Gogajt, përsëri nuk prezanton avokati