VIDEO – Aksidenti në Prizren, vetura përfundoi mbi rrethojat e urës

Në aksidentin që ndodhi sot pasdite në rrugën tranzit në Prizren, një veturë ka përfunduar mbi rrethoja të një ure.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa më herët ka raportuar për këtë aksident.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë për KALLXO.com se sipas hetimeve të para nuk ka pasur persona të lënduar.

Nuk dihet se si ka përfunduar vetura në këtë pozitë.