“Vice News” përkrahësi Amerikan i Kadri Veselit dyshohet se ishte pjesë e një kompanie mashtrimi

Matt Whitaker, ish-zyrtari i shtetit Amerikan në administratën Trump duket se po feston lirinë e tij nga qendra e vëmendshme e administratës Trump duke e involvuar vetën e tij në fushatën elektorale në Kosovë.
Whitaker, ndoshta i njohur më shumë për rolin e tij në të kaluarën si pjesë e një kompanie “mashtrimi” që promovonte teknologjinë e udhëtimit në kohë dhe në kërkim të një roli më autoritativ sesa për çdo tjetër gjatë kohës së të tij të shkurtër në Departamentin e Drejtësisë, u pa me plot entuziazëm në fushatën elektorale në Kosovë këtë javë.
Si një Prokuror jetëshkurtër, Whitaker u ngjit në skenën e një kandidati, mbështetës i presidentit Trump, të martën në një paraqitje që shumë shpejt u përball me një komunikatë nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ku thuhet se Washingtoni vë theksin tek qëndrimi i saj neutral sa i përket zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.
Me vërejtjet që shkaktuan jo pak jehonë në raport me retorikën që Trump e përdori gjatë bisedës së tij – tashmë famëkeqe – telefonike me presidentin e Ukrainës, ëhitaker kërkoi nga vendi i vogël i Kosovës që të përmirësojë lidhjet me SH.B.A. duke zgjedhur “mikun” e tij, politikanin konservator Kadri Veseli, që ta “luftojë korrupsionin”.
“E kam të qartë se këto zgjedhje këtu në Kosovë kanë të bëjnë, e para, për të luftuar korrupsionin, dhe e dyta, për ti ofruar një mundësi ekonomike secilit qytetar të Kosovës,” tha Whitaker, në një video-paraqitje të tij të shpërndarë në Facebook nga Kadri Veseli. “Të dy këto qëllime do të realizohen duke pasur një Kryeministër që kërkon miqësi dhe mbështetje nga Shtetet e Bashkuara.”
Megjithatë, duket e vështirë që Whitaker të jetë model i një zëdhënësi që lufton korrupsionin, marrë parasysh një mori polemikash me të cilat ishte përballur gjatë mandatit të tij të shkurtër si drejtues i Departamentit të Drejtësisë në administratën Trump.

Ky është shkrim i plotë në Vice News.
https://www.vice.com/en_us/article/xwe4mk/wtf-is-trumps-former-ag-matt-whitaker-doing-in-kosovos-election?fbclid=I%C3%ABAR3kHPBo8-CkijaAheSYik0q-D5nc66qBK%C3%ABtrojrlvV2he1EMvsrBQtsFRQ