
Foto-ilustrim
Veteranët e rrejshëm, dënohet e akuzuara
Gjykata e Pejës e ka shpallur fajtore të akuzuarën Feride Beqiri në akuzën se ka prezantuar dokument të falsifikuar me qëllim të përfitimit të pagës nga statusi i veteranit luftëtar.
Feride Beqiri akuzohet nga Prokuroria e Pejës se ka prezantuar dokumente të falsifikuara para organit kompetent me qëllim të përfitimit të pagës nga statusi i veteranes luftëtare të UÇK-së.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se e akuzuara Feride Beqiri i ka paguar shumën prej 100 eurove një personi të panjohur me qëllim të sigurimit të dokumenteve të falsifikuara.
Beqiri për këto veprime është dënuar me 6 muaj burg ashtu që dënimi nuk do të ekzekutohet nëse e njëjta nuk kryen vepër të re penale në afat prej 1 viti.
Po ashtu, të akuzuarës i është shqiptuar dënimi plotësues për publikim të aktgjykimit.
Në seancën e kaluar Feride Beqiri kishte deklaruar se nuk e kupton aktakuzën që e ngarkon atë.
Në këto rrethana të akuzuarës nga ana e Gjykatës i është caktuar mbrojtësi sipas detyrës zyrtare dhe seanca e radhës ishte caktuar për sot, ku e akuzuara e pranoi fajësinë për këtë vepër penale.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurorja e rastit Lumturije Vuçetaj.
Dosja e veteranëve të rrejshëm të UÇK-së – E akuzuara Feride Beqiri nuk e kupton aktakuzën
Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës ka deleguar për hetime të mëtutjeshme Prokurorisë se Pejës mbi 7.000 aplikacione nga “Dosja e Veteranëve të Rrejshëm”.
Prokuroria e Pejës me mbi 4 mijë dosje të ‘veteranëve të rrejshëm’, intervistohet zinxhiri komandues
Për hetimin e këtyre dosjeve Prokuroria e Pejës ka caktuar dy prokurorë me vendim.
Sipas të dhënave që ka siguruar KALLXO.com deri më tani Prokuroria e Pejës ka ngritur mbi 40 aktakuza lidhur me këtë dosje.
Prokuroria e Pejës me mbi 4 mijë dosje të ‘veteranëve të rrejshëm’, intervistohet zinxhiri komandues
www.kallxo.com