Foto: Ilustrim

Deçan: Rrethanat se si u tentua dhunimi i dy vajzave

Një të dyshuari nga Deçani i është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit të mbetur në tentativë.

Paraburgimi i është caktuar në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Prokuroria e Pejës ka filluar hetimet për këtë rast.

I pandehuri dyshohet se në mesditë në mes të rrugës ka përdorur forcën ndaj viktimave, të cilat nuk kanë pasur mundësi se si të mbrohen.

Sipas vendimit të Gjykatës së Pejës, të siguruar nga KALLXO.com, paraburgimi të dyshuarit i është caktuar në radhë të parë për shkak të rrezikut që i njëjti të ndikojë te të dëmtuarat, në drejtim të ndryshimit të deklaratave të tyre në favor të tij.

Po ashtu, Gjykata konsideron se nëse i njëjti lihet në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale apo përfundimit të veprës penale të tentuar.

“Ndaj të pandehurit caktohet masa e paraburgimit e cila mund të zgjas nga data 30.04.2020, nga ora 14.45 e gjer me dt.29.05.2020”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Pejës.