Vendimi i Gjykatës për ish-shefat e PTK-së
Ish shefat e PTK-se, Agron Mustafa, Rexhë Xhonbalaj dhe Ejup Qerimi janë liruar nga akuzat e Prokurorisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në gjykimin e ish-kryeshefave të PTK-së Ejup Qerimi, Agron Mustafës dhe ish-kryetarit të Bordit të Telekomit Rexhë Gjonbalaj ku është dhënë fjala përfundimtare prokurori i rastit, Naim Abazi kishte kërkuar dënimin e tyre.
Në fjalën e tij përfundimtarë para trupit gjykues prokurori Abazi, pati thënë se gjatë seancës janë vërtetuar pretendimet e Prokurorisë Speciale se PTK-ja është dëmtuar me 32 milionë euro.
Ky proces gjyqësor është udhëhequr nga trupi gjykues në përbërje nga Lutfi Shala, kryetar dhe Nushe Mekaj Kukaj e Agim Kuçi, anëtarë.
Ejup Qerimi akuzohej se si kryeshef ekzekutiv i PTK-së, gjatë periudhës kohore shkurt 2012 – tetor 2014, duke shfrytëzuar detyrën, respektivisht autoritetin zyrtar nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim që t’i shkaktojë dëme materiale dikujt tjetër.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Poashtu edhe Agron Mustafa, ish-kryeshef ekzekutiv i Telekomit, akuzohej se nga data 19.02.2015, kur ka marrë pozitën udhëheqëse, e deri më 24.05.2017, edhe pse nuk ka qenë kompetent, kishte lidhur marrëveshjen për ekzekutimin e vendimit final, duke shfrytëzuar detyrën, respektivisht autoritetin zyrtar, nuk ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim që t’i shkaktojë dëme materiale një kompanie tjetër.
Ndërsa Rexhë Gjonbalaj akuzohej se duke shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare nuk ka përmbushur detyrën e tij zyrtare me qëllim që t’i shkaktojë dëme materiale dikujt tjetër.
Prokurori kërkon dënimin e Agron Mustafës, Rexhë Gjonbalajt dhe Ejup Qerimit në rastin e PTK-së
.