Burimi i fotos, FCB - Ardian Qela

Vendimi i Gjykatës për biznesmenin e dyshuar për sulm ndaj drejtorit të Gazmend Muhaxherit

Ardian Qelajt, i dyshuar për sulm ndaj drejtorit të Inspeksionit Leotrim Murtezaj natën e 16 nëntorit në një lokal nate në Pejë i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata.

Qelaj sipas Prokurorisë po dyshohet bashkë me Mehmet Kollqakun i cili gjendet më arrati, që në natën e 16 nëntorit pas mesnate në një lokal në Pejë, e kanë ofenduar drejtorin e Inspeksionit Leotrim Murtezaj dhe dy zyrtarët e tjerë, Mentor Beqirin dhe Dardan Berlajollin.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Qela po dyshohet se bashkë me Mehmet Kollqakun, i cili gjendet më arrati, i ka goditur me grushte dhe shishe Leotrim Murtezajn, Mentor Beqirin dhe Dardan Berlajollin.

Në seancën e 20 nëntorit të mbajtur në Gjykatën e Pejës KALLXO.com merr vesh se Qelajt, pronar i  lokalit “Arthur-s”, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Po ashtu të dyshuarit Ardian Qela dhe Mehmet Kollqaku po hetohen edhe për vepër penale të dëmtimit të pasurisë.

Kjo masë është caktuar me arsyetimin se i njëjti mund të ndikoj në dëshmitarë dhe të dëmtuar, dhe se në bazë të provave ekziston dyshimi i bazuar se Qela ka kryer veprën penale.

Pas sulmit në lokalin e natës në Pejë, pati reaguar edhe kryetari i Komunës Gazmend Muhaxheri.

Përmes një njoftimi për media kryetari i kësaj Komune, Gazmend Muhaxheri, e ka dënuar sulmin që i është bërë Leotrim Murtezajt, drejtor i Inspeksionit.

“Kryetari i komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri dhe Këshilli i Drejtorëve e dënojnë këtë akt qyqar dhe kërkojnë nga organet e rendit që t’i kapin autorët dhe të dorëzojnë para drejtësisë. Ne të gjithë jemi në mbështetje të drejtorit të Inspeksionit dhe të zyrtarëve tjerë”, thuhet në reagim.

Detajet e Prokurorisë në Pejë për sulmin ndaj drejtorit të Inspeksionit

Poashtu, Ardian Qela, të cilit Gjykata ia ka shqiptuar 30 ditë paraburgim nën dyshimet për sulmin ndaj drejtorit të Inspeksionit Leotrim Murtezaj dhe dy zyrtarëve tjerë Mentor Beqiri dhe Dardan Berlajolli, në një deklaratë dhënë për KALLXO.com e pati mohuar se ai i ka sulmuar.

Qela pati deklaruar se sulmi ka filluar nga shoqëruesi i drejtorit të Inspeksionit dhe që më pas gjithçka ka eskaluar.

 

Rrëfimi i biznesmenit Ardian Qela, i dyshuar për rrahjen e drejtorit të Gazmend Muhaxherit

.