Vëllai i kryetarit të Vushtrrisë mbetet në paraburgim

Salih Tahirit, vëllait të kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për një muaj.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës në Prokurorinë e Mitrovicës.

“Gjykata në Mitrovicë ia ka vazhduar edhe për një muaj masën e paraburgimit Sali Tahirit”, tha Preteni për KALLXO.com.

Pas kërkesës se Prokurorisë në Mitrovicë, Gjykata në tetor ia kishte caktuar këtë masë të sigurisë të dyshuarit Tahiri.

Gjykata vendosi për vëllain e Xhafer Tahirit

Bashkë me vëllain e Xhafer Tahirit, masa e paraburgimit i është vazhduar edhe të dyshuarit tjetër Shkëlzen Kajtazi.

Kjo kërkesë ndaj dy të dyshuarve kishte ardh pas publikimit në media të një video-incizimi, ku pretendohet se dëgjohet Salih Tahiri dhe i dyshuari tjetër Shkelzen Kajtazi.

Arrestohet vëllai i kryetarit të Vushtrrisë

.