Ilustrim

Obiliq: Punëtori vdes pasi rrëzohet muri i një shtëpize

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një shtetas i huaj pas lëndimeve që ka marrë si pasojë e rrëzimit të një muri të shtëpizës sa ishte duke punuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:06 në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Përmes raportit 24 orësh, bëhet e ditur se lidhur me rastin është arrestuar pronari i firmës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Viktima mashkull Shqiptar shtetas i huaj, shofer i një firme e cila bën transportin e shtëpizave të drurit për vendet Evropiane ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit te një muri të shtëpizës. Të lënduarin e ka transportuar autoambulanca për në Emergjencë. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima e lartcekur në Emergjencë ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media