Ilustrim

Vdes personi i dytë nga gjuajtja me armë në Repë të Podujevës

Ka vdekur personi i dytë i plagosur nga ngjarja në Repë të Podujevës. 42 vjeçari ishte plagosur dhe gjatë ditë ishte operuar.

Për shkak të një konflikti pronësor, një person ka mbetur i vrarë në vendin e ngjarjes në fshatin Repë të Podujevës.

Edhe një person i dytë moshës 41 vjeçare, që ishte plagosur në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë bajram Krasniqi i cili tha se i plagosuri në fshatin Repë nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra nga konflikti.

Ngjarja ka ndodhur në Repë të Podujevës dhe sipas prokurorit kujdestar dyshimet e para flasin se konflikti ka nisur për shkak të një kontesti pronësor. Në vendin e ngjarjes kishte vdekur një person.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur”, ka thënë më herët për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

KALLXO.com ka raportuar se Prokuroria për ngjarjen ka një të dyshuar të cilin po e kërkon.

https://kallxo.com/ligji/prokuroria-nje-i-dyshuar-ne-kerkim-per-vrasjen-ne-repe-te-podujeves