Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vdes e aksidentuara në Malishevë

Një grua që ishte aksidentuar dje në Malishevë ka vdekur sot në QKUK.

Policia ka njoftuar se aksidenti që kishte ndodhur dje në fshatin Bubavec të Malishevës kishte lënë dy të lënduara.

Një vozitës sipas policisë nga pakujdesia e kishte goditur shtyllën elektrike dhe si pasojë janë lënduar dy pasagjere.

Një ditë pas aksidentit QKUK njoftoi se njëra nga viktimat ka vdekur.
“Prokuroria ka vendosur që viktimën ta dergoj për obduksion dhe pritet rezultati i shkaktarit të vdekjes së viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.