Vdekje e dyshimtë në Podujevë

Një burrë ka vdekur dje në Podujevë në rrethana të dyshimta.

Viktima dyshohet se dje në oborrin e shtëpisë së tij ka pësuar lëndime, saktësisht në fshatin Brecë.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKMF-në në Podujevë dhe me autoambulancë është dërguar në QKUK, por që nga mjekët është konstatuar së viktima kishte arritur pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.