Vazhdon mbyllja e lokaleve të lojërave të fatit

Një pronar i një lokali të lojërave të fatit është arrestuar ndërsa dhjetë persona të tjerë të cilët ishin duke luajtur në lokal janë identifikuar pas një aksioni të policisë i cili ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Gjilan.

Pronari i lokalit është arrestuar për zhvillim të veprimtarisë së kundërligjshme.

Gjithashtu në lokalin e kontrolluar janë gjetur dhe konfiskuar edhe 2 shtëpiza kompjuterike, dy monitorë, një printer, tre televizorë të lojërave të fatit, 34 tiketa dhe para të gatshme.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.