Foto: Ilustrim

Vajza raporton ngacmimin seksual që iu bë për 4 vjet

Një vajzë në Prishtinë ka raportuar mbrëmë në polici lidhur me një ngacmim të vazhdueshëm seksual.

Sipas policisë, ajo e raportoi rastin bashkë me prindin e saj.

Ajo ka thënë  se ngacmimi seksual është duke ndodhur qe 4 vjet radhazi.

Në lidhje me këtë ankesë është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij ky rast është duke u hetuar me procedurë të rregullt.