Ukë Rugova, Astrit Haraqija dhe të tjerët deklarohen sërish rreth fajësisë
Në Gjykatën e Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore për rastin ndaj të dyshuarve për krim të organizuar me viza italiane, ndaj të akuzuarve Ukë Rugova, ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija dhe të tjerëve.
Të akuzuarit Ukë Rugova, Astrit Haraqija, Qefser Baholli, Izet Beqiri dhe Florian Petani, janë deklaruar të pafajshëm për veprën penale që akuzohen.
Të gjitha të akuzuarit u deklaruan se janë të pafajshëm për veprën penale që akuzohen.
Mbrojtja e të pandehurit, Izet Beqiri, avokati Besnik Berisha kërkoi që mos të bëhen publik fytyrat e të akuzuarve.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku tha se interesi i publikut është i madh për këtë rast, por kërkoi që mos të bëhen publik fytyrat e të akuzuarve.
Prokurorja e rastit, Florije Shamolli thotë se nga provat që do të administrohen në shqyrtim gjyqësor, 77 dëshmitarë do dëgjohem me dëshmitë e tyre se i akuzuari Ukë Rugova me të akuzuarit tjerë iu ka mundësuar pajisja me viza italiane schengen për këta klientë që për këto viza kanë paguar shuma të ndryshme të parave deri në 4 mijë euro.
Ajo tha se aplikacionet për këta klient gjatë një kontrolli u gjetën në shtëpinë, në rezidencën e të akuzuarit Ukë Rugova por gjithashtu një numër i aplikacioneve ishin të shoqëruar me dokumente që pretendohej që ishin kontrata të punësimit ishin të nënshkruara nga Qefser Baholli e që këto informata janë të rreme.
Fjalën hyrëse e kanë thanë edhe avokati i Ukë Rugovës, Nexhat Shaban dhe mbrojtja e Izet Beqirit, Besnik Berisha. Aktualisht fjalën hyrëse është duke e thënë i akuzuari, Florian Petani i cili ka hequr dorë nga mbrojtja.
Mungon Astrit Haraqija, sërish dështon seanca ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve