I dyshuari për vrasjen e 18 veçares në Ferizaj, Dardan Krivaça
U vazhdohet paraburgimi Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e Marigona Osmanit
Gjykata e Ferizajt ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e Marigona Osmanit, 18 vjeçares nga Ferizaj.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Albënora Bekteshi, zyrtare për informim në Gjykatën e Ferizajt.
“Mund të konfirmoj se të dyshuarve për vrasje të rëndë, Gjykata u ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë”, ka thënë shkurt Bekteshi.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Krivaqa, më 22 gusht 2021, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje edhe me të dyshuarin Arbër Sejdiu (i cili gjendet në paraburgim), kanë kryen këtë vepër penale.
Gjithashtu sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Arbër Sejdiu, më 22 gusht 2021, gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes kur i pandehuri tjetër Dardan Krivaqa, ka ushtruar dhune psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës dhe me këtë rast i njëjti (Arbër Sejdiu) ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, në vdekjen e të ndjerës.
Sipas Prokurorisë të dyshuarit më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa ikin në drejtim të panjohur.
KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast:
Prokuroria kërkon paraburgim për njërin nga të dyshuarit në lidhje me vrasjen e 18 vjeçares