Ilustrim

U kap me mbi 1,7 kg drogë në shtëpi, dënohet me burg

Gjykata e Prizrenit e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 22 muaj burgim dhe 1 mijë e 300 euro gjobë, Edon Bytyqin për akuzën e posedimit dhe shpërndarjes së narkotikëve.

Bytyqit, në vitin 2021 pas një kontrolli të policisë, në shtëpinë e tij i ishte gjetur mbi 1,7 kg substancë narkotike e llojit kanabis.

Në shqyrtimin fillestar, i akuzuari ka deklaruar se ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë e Prizrenit.

I njëjti të enjten u deklarua fajtor dhe shprehu pendesë për veprimet e tij.

Gjykatësja e rastit Raima Elezi, pranoi marrëveshjen e bërë mes Prokurorisë dhe të akuzuarit.

Gjykata të akuzuarit i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 22 muajsh dhe gjobë në shumën 1,300 euro.

Nga i akuzuari u konfiskua 1,749.29 substanca narkotike.

Gjykata po ashtu ka konfiskuar edhe dy grindera për bluarjen e marihuanës, një peshore dixhitale dhe një pako me rrizla të cilat janë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Sipas Prokurorisë, nga data e pavërtetuar e deri më datë 21 tetor 2021, i akuzuari Edon Bytyqi pa autorizim blen, posedon substanca narkotike e llojit kanabis dhe marihuanë.

Aktakuza thotë se pas një urdhër-kontrolli të policisë, të akuzuarit në shtëpinë e tij në Prizren i gjejnë dhe sekuestrojnë 2 grindera për bluarjen e marihunës dhe qese najloni me peshë totale prej 1,749.29 substancë narkotike.

Kështu, sipas Prokurorisë Edon Bytyqi ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paaurtziauar e substancave narkotike.