Foto: Ilustrim

Tre të arrestuar në Podujevë, kapen me mjete pune të vjedhura në veturë

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për një vjedhje të rëndë në Podujevë.

Tre të dyshuarit janë arrestuar pasi që gjatë kontrollimit në veturë, u janë gjetur disa mjete pune që dyshohet se janë vjedhur.

Gjate intervistimit njëri nga të dyshuarit ka pranuar se mjetet i kanë vjedhur.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt.