Ilustrim

Tre të arrestuar në Pejë, përfshinë të miturën në prostitucion

Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona në dyshimin për mundësim apo detyrim në prostitucion.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Pejë mes viteve 2020-2021 dhe të njëjtit dyshohet që në bashkëkryerje në vazhdimësi e kishin përfshirë një të mitur në prostitucion.

“Gjatë kontrollit tek dy të dyshuarit është gjetur në posedim dhe konfiskuar një armë ilegale (thikë), pas intervistimit në konsultim me prokurorin dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar”, thuhet në njoftim.

Policia në raportin 24-orësh ka theksuar se rasti është duke u hetuar.