Vrasja ne Lipjan 01 foto KALLXOcom

Tragjedia në kazinonë e Lipjanit, ky është vendimi i Gjykatës

Astrit Pacolli është dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata e Prishtinës për vrasjen e Florent Ahmetajt në vendin e tij të punës brenda kazinosë ‘’Matrix’’ në Lipjan.

Pacolli poashtu është dënuar edhe me 8 mijë euro gjobë dhe dënim plotësues konfiskimin e pistoletës “Zoraki’’.

Sipas aktakuzës me datën me datën 30 mars 2019, rreth orës 18:26 në rrugën ‘’Bajram Gashi’’ në Lipjan në kazinon ‘’Matrix’’ i akuzuari Astrit Pacolli me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore ka hyrë në kazino duke u sjellur brenda saj rreth 12 minuta.

Pastaj i akuzuari Astrit Pacolli, ishte afruar te banaku i kazinos dhe nga tani viktima kishte kërkuar një pije.

Gjithnjë sipas aktakuzës kur i ndjeri Florent Ahmetaj është kthyer me pijen, i akuzuari Astrit Pacolli kishte nxjerrë nga brezi pistoletën e tipit ‘’Zoraki’’ dhe i kishte drejtuar viktimës Florent Ahmetaj duke i kërkuar paratë.

Pasi viktima ia kishte dorëzuar kuletën me para të akuzuarit Astrit Pacolli, viktima Florent Ahmetaj shtrihet në tokë për t’i dhënë edhe para të tjera, i akuzuari Astrit Pacolli e qëllon me armë dy herë pas shpine duke e lënë të vdekur në vend.

Siç theksohet në dosjen e Prokurorisë, pastaj i akuzuari Astrit Pacolli kishte marrë paratë në shumë prej 2,700 euro dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Shpallja e akgjykimit ndaj Astrit Pacollit i akuzuar për vrasjen e Florent Ahmetajt

Lidhur me lartësinë e dënimit  për KALLXO.com është deklaruar avokati Fatlum Podvorica, përfaqësues i familjes Ahmetaj.

“Nga momenti që do marrim vendimin do të parashtrojmë ankesë pasi që familja Ahmetaj konsideron se duhej të shqiptohej dënim me burgim të përjetshëm ndaj Astrit Pacollit, sepse në kohën kur viktima Florent Ahmetaj është vrarë gruaja e tij ishte në muajin e tretë të shtatëzanisë’’, ka thënë avokati Podvorica.

KALLXO.com kishte raportuar se si në natën e 20 marsit 2019, brenda një kazinoje në Lipjan mbeti i vrarë një punëtor 32 vjeçar, pasi ishte qëlluar dy herë me armë zjarri.

Nga informatat e para të Policisë thuhej se punëtori i lokalit ishte gjetur pa shenja jete dhe dyshohej se kishe marrë plagë nga arma e zjarrit.

Disa orë pasi që vrasja kishte ndodhur Policia dhe Prokuroria të cilët ishin në vendin e ngjarjes thanë se rasti ka të bëj me një grabitje e cila përfundoi me vrasje.

Si ndodhi vrasja dhe arrestimi i të dyshuarit në kazino në Lipjan

Vetëm disa ditë më vonë, KALLXO.com raportoi se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e Florent Ahmetajt në vendin e tij të punë në kazino.

VIDEO: Një i arrestuar për vrasjen në kazino në Lipjan

.