‘Toka 3’, jep mbrojtjen i akuzuari Baki Abdullahu, të akuzuarit e tjerë mbrohen në heshtje

Në gjykatën në Prishtinë sot ka dhënë mbrojtjen i akuzuari Baki Abdullahu, kurse pjesa tjetër e të akuzuarve kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të mbrohen në heshtje për veprat që iu vihen në barrë.

Baki Abdullahu dhe të tjerët po akuzohen nga Prokuroria Speciale për shpëlarje parash si dhe për vepra penale në bashkim, në rastin ‘Toka 3’.

Abdullahu fillimisht para gjykatës tregoi arsyet të cilat e shtynë të njëjtin për blerjen e parcelave, pasi që i njëjti ishte pronar i firmës Baki Automobil, dhe aty punonte si mekatronik.

I njëjti tha që tokën e kishte blerë për të ndërtuar një objekt që të ushtronte veprimtarinë e tij pasi që firma ku ky ishte pronar ishte e autorizuar si përfaqësuese e Volkswagen.

“… që të gjejmë një objekt, jo të blihet, jo ta adaptoje, por të niset prej zeros sipas standardeve të Volkswagen”- tha Abdullahu

Tutje i pandehuri tha që për këtë parcelë kishë kontaktuar më Eduard Gashin dhe të njëjtit i kishte kërkuar të gjitha dokumentacionet e tokës dhe të njëjtat ju kishin dorëzuar sipas kërkesës.

Më pas parcelën e njëjtë i akuzuari e kishte shitur pas vizitës së përfaqësuesve të Volksfwagen ku të njëjtit nuk ishin dakorduar për vendin.

“Pasi unë informova Volkswagen që unë kam blerë tokën dhe jua dërgova listën poseduese dhe kopjen e planit, ata na vizituan neve, përfaqësuesit e VW të cilët nuk u pajtuan me vendin në fjalë dhe mua për ketë – mua nuk m`u dashke për asgjë tjetër dhe unë vendosa me shite parcelën”- tha tutje Abdullahu.

I njëjti për fund tha që nuk ishte në dijeni që parcela ishte pronë shoqërore dhe se për problemet e tokës kishte mësuar në momentin kur ka ardhur EULEX-i.

Pjesa tjetër e të akuzuarve u mbrojtën në heshtje dhe nesër do të thuhen fjalët përfundimtare në lidhje me këtë rast.

Sipas aktakuzës se prokurorisë Speciale të vitit 2016, Baki Abdullahu, Haki Hyseni, Arsim Hasani, Valdet Shaqiri, Skënder Potera, Muharrem Kadriu, Xhevahir Begolli, Nadir Shantiri, Sali Bivolaku, Idriz Buzës, Samir Haxhimusaj, Shkëlqim Latifaj, Enver Çoçaj, Jeton Govori, Besnik Rexha, Jusuf Lataj dhe Agron Haxhosaj ngarkohen për veprën panel shpëlarje e parave si dhe vepra penale në bashkim dhe në vazhdim.

Të pandehurit këto veprime akuzohen se i kanë bërë duke e ditur që parcelat e tokës janë fitim i krijuar me aktivitete kriminale dhe pronësia e këtyre pronave  ishte transferuar tek persona me entitet serb.

Prokuroria speciale pretendon se pronat kanë qenë në kontroll të këtij grupi të organizuar kriminal të përshkruar si në 19 pikat e aktakuzës. Të njëjtit në bashkëpunim me të paraqiturit si përfaqësues të shitësit të parcelave dhe me vet blerësit që janë vet ata, kanë transferuar pronat me qëllim të fshehjes të natyrës, burimit, lëvizjes dhe pronësisë së tokës

Gjithnjë sipas aktakuzës Baki Abdullahu në maj të vitit 2006 ka përvetësuar dy parcela të tokës në Llapnasellë nga Edvard Gashi, me çmime artificialisht të ulëta 82 mijë euro apo 20 euro për metër katror.

Haki Hyseni në tëtor të vitit 2006 kishte trasnferuar parcelat e tokës në Llapnasellë nga Haki Abdullahu me çmim të njëjtë sikur Abdullahu. Kurse Arsim Hasani në shtator të vitit 2006 ka përvetësuar parcelën nga Fahredin Gashi me çmim artificialisht të ulët.

Ndërsa Valdet Shaqiri në korrik të vitit 2007 ka përvetësuar parcelën në LLapnasellë nga Shaban Syla me çmim të ulët prej rreth 127 mijë euro e në tetor të po atij viti ka transferuar parcelën ë njëjtë tek Skender Potera.

Sipas aktakuzës Skender Potera ka përvetësuar parcelën e lartë cekur nga Valdet Shaqiri. Kurse Muharrem Kadru më 11 shtator 2007 ka përvetësuar tokën nga Shaban Syla i  cili kishte vepruar në cilësi të përfaqësuesit të Kruna Blagojevcit

Edhe Xhevahir Begolli në po të njëjti vit ka përvetësuar parcelën e lartë cekur nga Shaban Syla e në mars të vitit 2008 të njëjtën parcelë e ka transferuar tek Nadri Shantir

Në këtë aktakuzë është i akuzuar edhe Sali Bivolaku i cili në korrik të vitit 2012 sipas prokurorisë i njëjti përmes përfaqësuesit të tij Avni Maxhunit ka përvetësuar parcelën në Veternik nga Shqipe Maxhuni me çmim të ulët.

Idriz Buza thuhet se në gusht të vitit 2012 ka përvetësuar parcelën në Veternik nga Elhame Uka

Sipas prokurorisë njëjtë kanë vepruar edhe  të akuzuarit e tjerë Samir Haxhimusaj, Shkëlqim Latifaj,  Enver Çoçajn, Jeton Govori, Besnik Rexha, Jusuf Lataj dhe Agron Haxhosaj.

Raportimet e KALLXO lidhur me këtë rast – LINK