Gjykata e Ferizajt - Foto: GjThF

Thyen urdhërin e Gjykatës, ferizajasi i afrohet ish të fejuarës

L. I., i cili kishte urdhër nga Gjykata e Ferizajt që të mos i afrohej ish të fejuarës ka dala para gjyqit pasi akuzohet nga Prokuroria për mosrespektimin e urdhërit mbrojtës.

Prokuroria e akuzon L. I., se me datën 14 janar 2020, rreth orës 17:30 në një rrugë në Ferizaj, i pandehuri shkel në tërësi urdhërin mbrojtës të Gjykatës së Ferizajt, duke iu afruar të dëmtuarës S. A., me afër se 200 metra. Sipas dosjes së prokurorisë i akuzuari edhe pse kishte të ndaluar t`i afrohej viktimës, ai e kishte përcjellë atë brenda objektit të një lokali.

Dosja e Prokurorisë sqaron se i dyshuari i është afruar ish të fejuarës dhe e kap për krahu dhe i drejtohet me fjalë “Pse më ke lënën pas një viti fejese’’, duke e tërhequr derisa reagojnë disa qytetarë që ishin kalimtarë të rastit.

Një gjë të tillë e ka mohuar i akuzuari L. I. Ai para gjykatës ka deklaruar se kishte qëlluar rastësisht atë ditë në atë vend ku ishte edhe ish e fejuara e tij dhe nuk kishte qëllim ta takonte atë.

Sipas Prokurorisë L. I. akuzohet se ka kryer veprën penale ‘shkelje e urdhërit mbrojtës’

Seanca e radhës ndaj të akuzuarit L. I. u caktua me datë 18 shkurt.

 

Ky botim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e medieve dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE-së,  K2.0, CEL apo QKSGJ”.